Mittwoch, 23. Juli 2014

Majlinda Nana Rama dhe "Perandorët"

Nga Dan Kosumi

 
Të shkruash roman është gjinia më e vështirë që lëvrohet, vetëm nëse arrin ta njohësh mirë përbërjen, ndërtimin dhe strukturën e prozës së gjatë, mundesh të depërtosh në vepra të një kalibri të tillë, që do ta conin lexuesin drejt një tonaliteti emocional.
Kështu ka ndodhur me autoren e romanit ‘Perandorët’, Majlinda Nana Rama, e cila i ka cuar ngjarjet drejt një kurbe rritjeje të paparashikueshme.

Kur nis ta lexosh këtë libër, përshypja e parë të vjen tek padurimi për ta përfunduar në fare pak orë, sepse pjesët janë alternuar në mënyrë të tillë që të joshin drejt ngjarjes dhe mendja fillon të zhvillohet e të kërkojë të dijë se cili do të jetë përfundimi. E, në këtë kuptim, si cdo lexues që e njeh letërsinë, por jo vetëm, edhe unë kisha brenda mendjes disa mundësi mbylljeje për romanin, pak para se të shkoja drejt fundit, por kur erdhi fundi, dhe, lidhjet ishin jashtë asaj që mund ta parashikonte një mendje njerëzore, unë jam ndier me të vërtetë i befasuar.

Romani ‘Perandorët’ është nga ata romane që arrin të depëtojë në cdo skutë të njeriut, për vetë trajtimin që u është bërë një mori cështjeve, që vijnë kryesisht nga papërgjegjshmëria e disa njerëzve të varur nga paraja dhe pushteti, njerëz që shkelin, vrasin, dhunojnë, thyejnë, shkatërrojnë, krijojnë terror e panik tek ata më pak të pushtetshëm.

Për romanin kanë folur shumë profesorë, kritikë e studiues letrar dhe unë s’i heq asnjë presje fjalës profesionale e shumë herë akademike që është thënë referuar ‘Perandorëve’, të Majlindës, por një gjë nuk është evidentuar dhe as është përmendur.
Ndoshta, kjo, me vetëdije për të shmangur këtë sektor, po e quaj unë. E pra, ajo tek e cila dua të ndalem është pikërisht, përfshirja e shtetit, intistucioneve dhe përlyerja e uniformës së policisë në ngjarjet që rrëfen autorja në roman. Shteti hesht para këtyre, madje janë këta të fundit që i imponojnë sjelljet shtetit. Gjithcka bëhet nën hundën e institucionëve, sepse ‘Perandorët’ e Majlindës pushtojnë, uzurpojnë të uritur për të kompesuar dinjitetin e humbur, mungesën e personalitetit dhe të vlerave njerëzore.

Besmiri, njëri prej personazheve pas një dëmi moral e fizik që iu shkatua nga kjo kastë e të papërgjegjshmëve, që i japin zjarr botës së krimit, shkon të kërkojë ndihmën e policisë, por cuditërisht, fare pranë godinë së policisë, gjendet një tjetër ambient që përdoret për marifete të pelivanëve, që vijnë pikërisht nga radhët e policisë.
E kush do ta mendonte që pas dramës, Besmirit do t’i gjendej një prej policëve, Rigersi, që do t’ja përsëriste të njëjtin akt, duke e cnderuar dyfish, sepse këtë herë nuk është thjeshtë dhe vetëm individi, por është shteti ai që vret.

Këtu, pra, ka qëndruar mjeshtëria, të cilën autorja e ka përdorur me kujdes e profesionalizëm, duke e dhënë ngjarjen dhe mesazhin e duke e lënë lexuesin të flasë e të veprojë i pavarur, jashtë cdo ndikimi autorial.

Po ashtu , në një nga pjesët e romanit, janë përshkruar në mënyrën më të dhimbshme ecejaket e sorollatjet e një gruaje plakë, e pakrahë, që i mbyllen dyert, herë me fjalë ë ‘ëmbla’ e herë me buzëqeshje të shtirura të drejtuesve të institucioneve, që në rastin konkret, njëri prej tyre, ka qenë i një insitucioni qëndror në qytet.

E pra, të flasësh për një realitet, me ato që shihen nga të gjithë ne, është fare normale, por të flasësh për një botë që ne njerëzit nuk arrijmë dot ta shohim, është tepër e vështirë. Pikërisht për këtë, kam qenë një ndër ata njerëz që jam shqetësuar për sigurinë e Majlindës, duke patur parasysh që ajo jeton në atë botë, sepse, edhe pse ngjarjet janë romanore, të një qyteti cfarëdo, njerëzit e krimit preken njësoj kudo, kur bota e tyre shpërfaqet me të gjitha ngjyrat që ata i sjellin.

Për t’iu rikthyer romanit, marrëzia e këtyre ‘bosëve të krimit’ shkon deri në infinit. Tristani, njëri prej personazheve kryesor, tenton të kryejë incest, teksa i orvatet nënës së vet. Sjellja nga autorja e këtij detaji, përforcëron edhe njeherë idenë për atë atë botë që assesi nuk duhet të behet pjesë e shqiptarëve kudo ku janë. Madje, jo vetëm me këtë detaj, por një mori detajesh negative vihen përballë emrave të personazheve, kryesisht ilirë, sjellë me gjeturi nga autorja, si për t'u kujtuar shqiptarëve që janë unik mbi këtë tokë dhe nuk duhet ta përbaltin emrin e këtij populli me vlera e tradita shekullore.

Ajo që evidentohet tek ‘Perandorët’ është se autorja e ka thyer të zakonshmen e narracionit në roman, duke na sjellë një përvojë të re të përshkrimit dhe rrëfimit, me një sens specifik, që krijon risi në letërsinë shqiptare, por edhe që mban vulën e individualitetit krijues të shkrimtares Rama.

Ky roman do të ishte një film i denjë për cmimin oscar, pasi është pak i njohur ky alternim i ngjarjeve, situatave , motiveve, të cilat na sjellin sa një Shekspir të ditëve tona, aq edhe një Gustav Flober modern, që vetëm nëpërmjet jetës së Madam Bovari, solli gjithë panoramën e jetës së mykur në vendit ku jetonte... Sepse, njerëzit e mëdhenj, pasqyrimin e tragjikes njerëzore e sjellin nëpërmjet artit letrar artistik.

Romani ‘Perandorët’ ka në vetvete një korpus metaforik të zgjedhur, që të con në thellësi të realitetit, duke lënë pak vend për imagjinacion, por shumë vend për reflektim. Majlinda ka ditur të skalisë mirë portretet e personazheve, duke u dhënë atyre larmi nuancash e dritëhijesh.

Stralli artistik i saj ka ndezur shkëndija të reja në letërsinë tonë mbarëshqiptare dhe është një zë që duhet ndjekur.

Majlinda ka sjellë një gjuhë të figurshme, me përshkrime, stile, konstrukt profesional për një botë romanore postmoderne, sic është romani ‘Perandorët’.

Shkrimtarja nga Shqipëria është pjesë integrale e atij realiteti dhe, në këto kushte, ka vendosur të mos bëjë kompromis me të padrejtën, duke mbetur deri në fund vetvetja. Tek e fundit, ky është misioni i shkrimtarit, mision, të cilin Majlinda e ka kryer me sukses, duke na sjellë një prozë brilante, të një stili unikal në letërsinë e djeshme dhe të sotme shqipe.
 
Austri, korrik 2014

Donnerstag, 19. Juni 2014

Raimonda Moisiu dhe “Lulëkuqja e egër“

Aspektet lirike, si formësim dhe gjuhë e thellë shpirti
  • Referim rreth Vëllimit Poetik “Lulëkuqja e egër“ të autores Raimonda Moisiu
Nga Agron Shele

Të diskutosh rreth veprës letrare të autores Raimonda Moisiu është njëlloj sikur të hysh dhe të kërkosh mistikën në universin e madh dhe të pa fund, pasi gjerësia dhe hapësira krijuese kap pothuajse të gjitha zhanret e gjinisë së shkruar dhe polivalent të mendimit letrar, estetik dhe publicistik. Figura shumëplanëshe dhe autoriteti inteketual i krijuar spikat në të gjitha fushat e jetës, duke sjellë perfomancën e personalitetit grua shqiptare përherë e në rritje, përherë në kërkim, përherë në ndryshim dhe përherë në progresivitet me modelet shoqërore më të zhvilluara. Që në fillim duhet theksuar se autentizmi krijues i autores vjen si frymë e muzës së thellë krijuese dhe përzgjedhjes së zërit elitar, vjen si gërshetim i njohjes psiko-analitike shoqërore dhe idesë për tu përballur me pragmatizmin e saj, vjen si inspirim i kostelacioneve më të larta të shpirtit dhe ndjesisë për t’ i deshifruar ato, vjen si dallgëzim i rrebelimeve poetike dhe dritësisë për ti pasqyruar ato. Konceptualiteti i artit të saj shpesh kapëren nëpër dritëhije dhe kjo jo rastësisht, pasi teknika bashkohore e përdorur mundëson beftësinë por dhe simbolikën e saj, intrigon elementët jetësorë por përafron me botën e imazheve të saj dhe kështu e endur nëpër labirinthet e përtejkoshienës ringre dhe magjeps me madhështinë e fjalës. Duhen vënë në dukje edhe gjurmimet e formimit si autore dhe ndikimet, të cila kalojnë nëpër një shtrat të pasur etnokulturor dhe traditë që pak kush e ka, sikurse është Korça e mësonjtores së parë, Korça e karnavaleve, Korça e serenatave dhe e lirikës më të bukur shqiptare.

“Lulëkuqja e egër“ është një nga veprat lirike më të fundit të publikuara nga autorja Moisiu, cila për nga fuqia shprehëse, autoriteti krijues, ndjeshmërisë poetike që përcjell, emocionaliteti, notat e thella përshkuese dhe ngjyrimet, e bëjnë këtë vepër sa inkluidive po dhe kaq drithëruese. Kjo risi krijuese për më tepër vjen në katër gjuhë të ndryshme, në katër lloj komunikemesh, në katër shije lexuesish, të cilët e bëjnë thelbin e boshtit që përshkon sa identifikuese po dhe kaq dhe universale, duke e klasifikuar autoren si trasmetuese të vlerës shirtërore dhe kulturore të vendit që përfaqëson. Vargjet poetike kapërcejnë nëpër lëndinajat e pafundme të përtejndjenjës, nëpër pezmet e muzave më të zjarrta, nëpër infinitet e horzonteve më të bukura, nëpër ornamentet më tejçuese të pafajësisë shpirt dhe e gjithë kjo e konceptuar si dashuri e vërtetë dhe etikë. Gjithashtu në këtë vëllim poetik lirizmi percepetohet jo vetëm si fluiditet, por dhe intimitet figurativ, dhe e gjithe kjo në referim të shpirtëzimit të fjalës artistike, të rritjes së forcës së saj, të dhënies së koloritit të duhur dhe elokuencës së vargut. Edhe ejmotivet apo ndërthurjet e motiveve të futura, sikurse motivi esenian (shagane), apo motivet lasgushiane e rrisin kurbaturën dhe tempin poetik duke e përafruar shumë më tepër me frymën orientale, por dhe duke e bërë më platonike, kumbuse dhe po kaq muzikale.

“ Të gjithë mëkatojmë,
Të gjithë e dëshirojnë atë,
si Unë edhe Ti… »

Këto vargje përflasin mëkatin figurativ si fuqi, si ndjenjë që shtyn dhe përafron (unë dhe ti), të cilët përbrenda botës pasionate dhe dëshirës për t’ u ndierë, për të shkrirë zjarrin e shpirtit, fluturojnë çiltërsisht qiellit të shtatë, harbojnë ëndrrat e bardha dhe çmendin të pashtershmen dashuri.

 Në mbyllje :
“Unë e Ti… mëkatarë… të Perëndeshës Dashuri! “

Me lakonizmin lasgushian (Perëndeshë e dashurisë), përshkallëzimi fuqisë së ndjenjës rritet, llahtarohet, ngrihet si prelud hyjnor, dhe në antitezë të veprimit qënësi (mëkatit), luhet me kontrastet dhe tablotë e shpirtit, faljes tek e përndritmshja pernëndi madhështi. Gjithashtu duke ravijëzuar këtë poezi si hyrje dhe si përmbyllje kupton simetrinë e shtrirjes së shkallës përjetuese, emocionit të fortë dhe në anaforë të plotë me gjithë qëndërzimin ose barslargimin nga mëkati, si mallkim i endur brenda nesh (konceptim përgjithësues), e indetifiokon si trill të vetë botës njerëzore.

“ Heshtur,
vështroj qiellin e errësuar,
përhumb në mjegullnajën e yjeve. “

Kjo poezi vjen si diskurs i përmbysjes së madhe, gati në apokaliptizëm, e cila njëhëson në dukjen e parë gjendjen heshtje ( eremi) me errëtinë qiell ( kuptim më i gjerë qiell shpirtëror), dhe pikërisht përbrenda kësaj perdeje metafizike, forca, dhe intuitiviteti i njeriut optimist, konkretisht i autores, shquan portat e dritësisë jetësore, mjegullnajën më ndriçuese të universit, duke mbjellur besimin dhe shpresën për të nesërmen, si dhe duke evokuar idetë dhe qëllimet fisnike për përditësinë dhe kuptimësinë e vërtetë.

“ Heshtur,
ndiej rrezen përcëlluese
të buzëve dhe
paqen e vështrimit adhurues “

Përqasja e kësaj poezie sikurse mbarë poezia e saj përkon natyrshëm me objeksionin lirik, ku heshtja nënçmohet dhe paramendohet si përkohësi, pasi aty mes heshtjes plogështuese ringrihet dhe ritmojnë rrahjet e zemrës pa kufi, po aty përjetësohet shija e përhumbur dashurive, dhe sikurse rrezja më e bukur që shpërthen petalin edhe farfurima ngjyrë-jetë e rimëkëmb ëndrrën më të parë.

 Gjuha poetike e kësaj autoreje është vërtetë e brishtë dhe mjaft sinjikative, është e qelqtë dhe po kaq reflekuese , por ndaj fenomenit shoqëror ajo bëhet sa i mprehtë dhe po dhe kaq mesazhus, sa rrebel po dhe kaq ndërgjegjësues.

“ Çdo ditë shoh gra, të fyera, të dhunuara,
të braktisura, si
kufomat mbi ujë nga mbytja e varkës,
të flakura nga krevati i dëshirave,
epsheve,dhe pikat e gjakut… “

Autorja shpreh shqetësimin e ligjshëm për dhunimin, trajtimin e gruas si objekt epshi, dhe flakjen e saj pa mëshirë, apelon për mentalitetet e cungura që nuk pranojnë dot personalitetin dhe vendin e saj të merituar në shoqëri, apelon këto forma monstruoze fobizmi dhe kërkon që nëpërmjet vargjeve të prekë zemrat dhe memoriet e tyre, si dhe të sensibilizojë ndërgjegjiet njerëzore.

 Arti i autores Moisiu është art i një bote të tërë ndjenjash, është art që shkruhet me gjuhë shpirti, është art i prekshëm dhe mjaft befasues, dhe si i tillë ai ka shijen estetike dhe vizualitetin e imazheve që janë përftuar nga formësimi etik dhe filozofik . Poezia e saj vjen si përmasë e fuqisë shprehëse dhe dhuntisë së lindur, vjen si kristal që zbukuron margaritarin e kurorës lirike shqiptare dhe percepetim i madalitetit bashkohor, vjen si dritëthënie e mendimit të avancuar dhe universalizimit të fjalës përzgjedhur sot.

“Lulëkuqja e egër“, është vepër e mirëfilltë lirike, e cila fludizon kaltërsinë e ndjenjës dhe ashtu e ardhur, si : aspirim i botës femërore, frymëzim, muzë e derdhur nga përflakja e perëndimeve më të plakur dhe rizgjuar agimeve më të zbardhur, çiltërsi dhe brishtësi, përthyen dhe rihap të tjera koncepte në letërsinë tonë shqipe, për poezinë si tërësi dhe gjuhën e letrave në vazhdimësi.

Dienstag, 10. Juni 2014

Florian Krasniqi - Zgjohu më!

Në Klinë u bë promovimi i librit poetik ”Zgjohu më!” i autorit Florian Krasniqit

Nga Lekë Mrijaj

Poeti Florian B.Krasniqi i prezantohet audiences - lexuesve dhe botes Shqiptare si nje nder autoret me te ri te spikatur të kësaj kohe i cili vertetë premton shumë pra është mjaft interesant e mbresëlenës kur ndien apo sheh nje lexues të tillë të mrekullueshem si Floriani i cili me poezit e tij të mrekullueshme vertetë di te shpalos temat dhe mendimet e bukura metaforike me mesazhe poetike të të cilat tek ai gjejme shumë herë ndoshta edhe shqetësime apo ballfaqime të tjera poetike gjithpërfshirese pra tematikat e trajtuara të krijimtarise se Florianit shtrihën ne shumë sfera, si familja, shoqeria, shkolla, miqësia, kurbeti, pastaj poeti nuk rresht se kënduari per heronjët,martirët e atdheut, ngjarje historike ne mënyrë perfekte ai i portretizon shume figura te kauzës kombëtare të cilet u flijuan,sakrifikuan per atdheun e tyre Trojet Arbërore Shqiptare.

Teksa lexoj ca nga poezit e vellimit me te ri poetik te Florianit ”Zgjohu më!” shoh me te vertetë se poeti po ne kete moshe aq te re perkufizon pikpamjet komplekese dhe itensitetin symbolist njerëzor me simboliken e lidhjes se fortë te lirise se shpirtit gjendjës emocionale te natyres njerezore pozitive e negative dhembshurin e etjes për të dhuruar e marre dashuri nga sferat e ndryshme pra autori jo vetem qe ngjalle emocione e mbresa te jashtezakonshme për audience e lexuesve e dashamiresve te poezise ai thjeshte percon edhe mesazhin e botës që të mendoj me ndryshe pra i jep optimizem e shprese te pavdekëshme duke thene se ardhja ekziston dhe vertete ajo i perket jetes e dashurise njerëzore.

Me15.05.2014, ne ambientet e Pallatit te Kultures “Jehona e Dukagjinit’’ te Klinës, Florian Krasniqi bëri promovimin e tij të dytë me radhë ”Zgjohu më!” në perbërje të poezive të ndryshme letrare, nën redaktimin profesional të shkrimtarit te mirënjohur z.Vilson Culaj, recensuar nga Mahir Morina e lektoruar nga Mikel Gojani. Libri është botuar ne shtypshkronjen “Lena Grafik Dizajn” ne Prishtine 2014. Pallati i kulutres ishte i permbushur me plot mysafirë te strukturave te ndryshme politike, kulturore,letrare,arsimore ndersa moderimin e ketij manifestimi e bëri poetja Jehona Gashi e cila mbarëvajti në mënyrë të shkelqyeshme agjenden promovuese ku ne mes te tjerash u shpreh duke iu deshiruar mirëseardhje mysafirve dhe duke zbatuar pike per pike agjenden promovuese ne fjale.

Manifestimi i promovimit te librit ishte organizuar nën patronatin e KK.te Klines - Drejtoreshës se Kultures z/sha Kristina Lazri e cila me një fjale rasti pergezoj autorin duke thënë se ne si qytet ndihemi te lumtur dhe krenar per  gjeneratat e reja te cilet suksesheshem po trumfojne ne gjitha sferat sidomos nëë lëmin e kultures dhe leterësise. Besiana Gashi ishte nxenesja e cila shpalosi biografine e autorit dhe te arriturat e sukseshme te tija.

Këtë eveniment e pershendetën edhe Drejtori i Shkolles se Mesme “Luigj-Gurakuqi”te Klines Prof.Xhafer Bashota ku me pas moren fjalen edhe Mikel Goajni lektor, Mahir Morina recensent i cili tha se poeti ne fjalë duhet të heq dore nga idete e poezive te castit duhet ta rrise logjiken artistike tematike universale kjo mund te arrihet me nje proces leximi te kryeveprave letrare boterore. Mëpastaj u paraqit edhe shkrimtari dhe redaktori i vellimit  poetik ”Zgjohu më!” z.Vilson Culaj i cili mes tjerash tha: Floriani permes ballafaqimeve sfidave te ndryshme di te reflektoj botën dualiste si inatet, keqkuptimet, indiferencat destruktivitetin brenda për brenda vetë shoqërise duke u munduar qe permes vargjeve te tija ti ofroj lexuesit nje botë ideale ne shtegun e jetës - botes letrare.

Pak çaste para perfundimit apo kurorezimit te promovimit u paraqit edhe Floriani i cili, paksa i emocionuar, falenderoj pjesmarresit e manifestimit, familjarët te te cilet ne cdo momente ishin perkrah tij per te cilin asnjehere nuk kursyen as veten e tyre ne menyra te ndryshme gjithëperfshirese duke vazhduar me tutje se çdo hërë do jete prane lexuesve dhe dashamirëve te tij të letersisë. Pasuan edhe deklamimet poetike qe ishin ne nivelin me te mire artistik, letrar nga ana e aktorit-humoristit të mirënjohur Shqiptar z.Ismet Krasniqi-Lala dhe nxënësve të Shkolles së Mesme “Luigj Gurakuqi”të Klinës të cilet vertetë i dhanë petkun e një vlere të mrekullueshme të qëlluar dhe shprehimisht deri në kulmin e një shprehje artistike,kulturore, letrare nën percjelljën e kitaristit Valbon Selmanaj. Kurse, në fund të promovimit, moderatorja Jehona Gashi, i ftoi mysafiret ne një koktej rasti.

Sonntag, 18. Mai 2014

Promovohet libri "Dy kohë" i autorit Vilson Culaj

Në Lezhën e Besëlidhjës Shqiptare u promovua libri i gjashtë poetik "Dy Kohë" i autorit Vilson Culaj

Nga: Lekë Mrijaj.

Në organizim të Shoqerisë Kulturore Artistike Mirdita në sallën "At Gjrgj Fishta"- Bibloteka në Lezhë, me 12.04.2014, u kurorëzua sukseseshem përfundimi i projektit të gjashtë më radhë bëhet fjalë për promovimin e botimit "Dy Kohë" i poetit të moderuar të shqipes letrare Vilson Culaj salla ishte përplotë mysafir e krijues te lëmive te ndryshme akademike shkencore,letrare, politike,historike,Shqiptare. Në tavolinën e udhëheqjes së manifestimit ishin të pranishem: Prof.Dr.Kolë Krasniqi Dekan i Fakulteit Juridik "Haxhi Zeka" të Pejës,Prof.Pjetër Marku,Prof.Aleksander Ndoja,Autori i librit të gjashtë me radhë "Dy Kohë"Vilson Culaj,Doktoranti i letersisë z.Albert Gjoka,Autori i disa librave Prof.Pal Canaj e poetja Lindita Prenga ku prapa tyre qëndronte Homeri ynë Shqiptar "At Gjergj Fishta" perballë tavolinës se punës se tyre ishin të gjashtë librat të promovuara të autorit Vilson Culaj më të cilin si i ftuar i tij e kisha nderin të jam edhe unë pjesmarrës i një promovimi aq të shkelqyer, mikpritës. Ky manifestim letrar u realizua nën patronatin e Shoqërisë Kulturore Artistike "Mirdita" morën pjesë numër i konsiderueshëm krijuesish nga Krahinat të ndryshme Shqiptare (të Shqipërisë Etnike)

Lezha, Rrësheni, Peja, Klina...intelektualë të lëmive të ndryshme perfaqësues të pushtetit lokal të Lezhës, Rrëshenit ... si dhe atdhetar të kauzës kombëtare të të djathtës shqiptare të Qarkut të Shkodrës ( PBKD ) ish-kandidati për deputet i Asamblesë së Shqipërisë njiherit epror i lartë i policisë Shqiptare me studimet e specializuara universitare ne Kajro-Egjipt ish- i internuar i regjimit mesjetar ... komunist z.Gjon Bushgjokaj si dhe mediat TV-Lezha,TV-Rozafa , mediat të tjera te shkruara dhe elektronike kombëtare...Recitimet në nivelin më të mirë artistik ishin ato të nxënësve të shkollës fillore dhe të mesme ata që edhe më shumë i dhanë petkun e një vlere vërtetë të qelluar dhe shpehimisht deri në kulmin e një shprehjeje artistike, kulturore. Në pjesën tematike ballore të këtij prezentimi, studimet, analizën letrare me vështrim kritik të ketij libri me titull "Dy Kohë" e sollën shumë kritik letrar te gjuhës amëtare,shkenctarë, historian të nivelit te lartë kombëtar te cilët thanë se autori me sinqeritetin e krijuesit e dëfton raportin e tij me të kaluarën, te sotmen dhe te ardhmen duke kaluar nëpër kujtime, rrugëtime ... të ndryshme i cili ushqen shpirtin dhe realitetin e kohës reale njiherit punon me perkushtim, durim, qëndresë,vullnet ... në mozaikun e gjallimit në kohë. Vëllimi poetik "Dy Kohë" është vëllim me motive shumëdimensionale,vertetë duhet bërë një elaborim-vështrim të thuktë ... duke ndjekur vargjet me radhë, kujdes, vëmendje më me shumë kohë, për të bërë një studim te thellë pra mendoj se vertetë ia vlenë nje studim i tillë nga ana e njerezve profesional te nivelit te lartë shkencor, letrar.


Edhe pse 100 vite te ndare, ne e njohëm njëri tjetrin

 Pra që në fillim te promovimit të librit u paraqit Prof.Aleksander Ndoja drejtues kryesor i manifestimit te promovimit te librit "Dy Kohë" tha se në këtë sallë janë të pranishëm elita intelektuale e fushës e letrare dhe të poezisë nga Mirdita, Lezha ... si dhe nga Lugu i Drinit të Klinës tek themelet e kësaj biblioteke ku ne sot zhvillojmë këtë takim është vetëm pak metra larg rrjedhës së lumit Drin,pikërisht lumë i cili i ka dhënë emërtimin trevës ku ju te nderuar bashkqytetarë jetoni pra Lugu i Drinit, pasi askush, as hordhitë serbe, as çmenduritë vendimmarrëse të vitin 1913 në konferencën e Londrës në asnjëmënyrë nuk mundën t’ja ndalnin rrjedhën përasnjëherë .Lumi Drin është i bekuar sepse përveç zogjve të malit, ishte mënyra e vetme e komunikimit të heshtur mes shqiptarëve te ndarë padrejtësisht në të dyja anëve kur më në fund kjo na u mundësua, pra kur ne shqiptarët e dy anëve ndoqëm me këmbët e tona rrjedhën e Drinit në drejtim të njëri tjetrit, nuk patëm nevojë të “prezantoheshim…Edhe pse 100 vite te ndare...ne e njohëm njëri tjetrin. Na u duk se kishim lindur bashkë, ishim rritur bashkë, kishim ndarë gëzimet dhe hidhërimet me njëri tjetrin. Pra ne nuk patëm asnjë veshtirësi të njiheshim me Vilson Culaj, Prend Buzhalën, Dodë Ndrecaj-n, Gjon Gjergjaj-n- Lyrën, Pal Canaj-n, Lekë Mrijaj-n e shumë e shumë të tjerë nga Prizreni, Gjakova, Suhareka, Istogu, Klina, Peja, Vitia, Prishtina, nga çdo metër hapësirë e Kosovës. Por pararendës të këtyre lidhjeve janë shkëmbimet kulturore – artistike, e pa dyshim Shoqëria Kulturore Artistike Mirdita është një mundësi dhe sukses në këtë drejtim tha Prof.Aleksander Ndoja duke u deshiruar mirëseardhje Lug Drinasit të Klinës njiherit duke uruar autorin e librit "Dy Kohë" Vilson Culaj për të ia dhënë fjalën Prof.Pjetër Markut për ta përshkruar biografinë dhe sukseset e autorit në fjalë:
Autori është i përfshirë në disa Antologji dhe shumë libra autoriale me shkrimet dhe studimet e tij.

 z.Vilson Culaj u lind më 6 gusht 1973 në Klinë. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Klinë, kurse Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar po ashtu në Prishtinë, në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare Diplomaci.Me shkrime filloi të merret që nga bankat e shkollës së mesme. Ka bashkëpunuar me revista e shumë gazeta të ndryshme anekënd Kosovës, si "Studenti" – Fakulteti Juridik, "Shpresa", organ i aksionit të rinisë shqiptare "Pjetër Bogdani", "Oaza", Biblioteka ndërkomunale "Hivzi Sylejmani" e Prishtinës, "Bota e re", revistë studentore e Universitetit të Prishtinës, Klubi i Shkrimtareve "Vora Ukjo" Klinë, "Drita", reviste kulturore - fetare Prizren - Prishtinë, "Zoja e Këshillit të Mirë në Klinë, "Iliria Post", gazete e përditshme kosovare ku punoi Vilsoni etj. Ka botuar shkrime si në gazetat e përditshme, si në "Zëri", "Bota Sot", "Express", "Iliria Post", "Ars", "Pavarësia News" , "IDENTITETI"," Koha Javore" - Mali i Zi, "Gazeta 55" , "Zemra Shqiptare" etj. Shkruan ese, poezi, prozë, kritikë letrare etj. Është aktiv në jetën kulturore dhe letrare në Kosovë dhe me gjërë që nga vitet e '90 ta. Ka marrë pjesë në takimet e ndryshme letrare, si "Takimet e Gjeçovit" në Zym, "Flaka e Janarit" në Gjilan, "Takimet e don Mikelit" në Stubëll të Epërme të Vitisë, ku në ,,Orën e Madhe Letrare të emërtuar "Agim Ramadani", në vitin 2010, është shpërblyer me vendin e parë me poezinë ,, Loti i Tamarës’’. Po ashtu ka marrë pjesë dhe është laureuar në takime dhe manifestime të tjera, si "Mitingu i poezisë" në Gjakovë, "Gjurmët e Gjecovit" në Janjevë, "Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga: në Mitrovicë , Prishtinë, Tiranë, Bajram Curr, Rëshen të Shqipërisë, Pejë, si Takimet e "Azem Shkreli", Zllakuqan dhe Klinë, ku ka marrë disa çmime e shpërblime edhe në nivelin komunal. Eshte anetar I Klubit te shkrimtareve ,, Vorea Ujko’’ ne Kline, Anetar I lidhjes se shkrimtareve te Kosoves dhe ANETAR I ,, PEGASIT’’. Ne doreshkrim ka disa romane pothuajs ete perfunduar, proze, poezi, dhe liber me kritike letrare me autor t eperzgjedhur. Shkrimtari Vilson Culaj shquhet për shkrimet filozofike dhe psikologjike nga lëmenj të ndryshëm, sidomos në recensione të cilat i ka botuar në periodikët e kohës dhe gazetat e rregullta ditore dhe elektronike të lartpërmendura. Është i përfshirë në disa Antologji dhe shumë libra autorial me shkrimet dhe studimet e tij. Deri me tash autori ka botuar këto libra:1. Tinguj të padëgjuar, poezi, Klubi i shkrimtarëve "Vorea Ukjo", Klinë 1998,2. Furra e Nabukodonozorit, roman, KLUBI I SHKRIMTARWVE "Vorea Ujko", Klinë 2001,3. DAHO & VE, poezi, SHB "Shpresa" & "Faik Konica", Prishtinw 2003,4. Përgatiti për shtyp librin antologjik ,, Zhbërja e Ikjes’’, poezi përkushtimore nga poetë të ndryshëm( 101 të tillë) për shkrimtarin Rifat Kukaj, SHKK ,, Anton Pashku’,’ Prishtinë 2006,5. Stuhi e fjetur, prozë, SHB Anton Pashku – Prishtinë 2009.Libri më poezi,, Dy kohë ‘, ’është libri i tij i gjashtë.Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2002,Vilson Culaj jeton dhe vepron në Klinë dhe Prishtinë.
Jam i mbushur plot rrymë nga energjia e pamat që më përshkroi mendjen vëllimi poetik "Dy Kohë"
Skenes se promovimit iu paraqitën shumë kritik letrar si Doktoranti i letësisë Albert Gjoka i cili tha seVilson Culajn e njoh vetëm përmes vëllimit “Dy kohë” dhe kjo është barra e lehtë për të mos rënë në grackën e interpretimit subjektivist, por njëherësh është mundësia e mirë për të bërë një lexim të pastër izolacionist; Përmes këtyre radhëve dua të them se ky është vetëm leximi im, i izoluar vetëm në këtë libër, pa iu referuar botimeve të tjera të autorit dhe me një qasje modeste krahasuese brenda sistemit letrar shqiptar pra vertetë jam ndjerë i mbushur plot rrymë nga energjia e pamat që më përshkroi mendjen teksa lexoja poezitë e Vilsonit te vellimit poetik "Dy Kohë"pra dua ta transmetoj edhe tek ju këtë energji në rolin e ndërmjetësit, apo udhërrëfyesit, të pa pretendime, mes poezisë së Vilsonit dhe receptuesit duke thene se me përgjegjësinë e madhe që të mos ju çoj në një shteg të gabuar; por pa pretenduar kurrësesi se veç unë kam çelësat e thesarit poetik të Vilsonit.Kritiku Albert Gjoka kohë e trajtoj si çelës duke thënë se Ai është Çelësi i Kohës, të cilin ta dikton ashiqare vetë titulli i librit; thuajse të gjitha poezitë bota dhe vetëdija e rritur e poetit për kohën si konvencion mes njerëzish që dekodohet në mijëra konotacione; si dëshmitare e brezave, e vetes, e ndjenjave, e brengave, e dashurive, e prapësive, e kombit, e gjakut, e luftës; ku vetëdija individuale apo kolektive e “gërvishin” atë – pra Kohën, - për të lënë gjurmën – pra fjalën, apo tingullin. Në Kohën që zbërthehet me metafizikë, teologji, filozofi, logjikë, etj: Në Kohën, e cila mund të jetë njëherësh edhe skllavëria e mendjes; por edhe çlirimi i saj, sidomos në arratinë e Vilsonit për të krijuar edhe një kohë tjetër: Kam jetuar në dy kohë ,Në njërën kur linda, Në tjetrën kur shijova një jetë (Hyrje e vëllimit “Dy Kohë”). Literalisht, në ditën që lind, nuk është koha jote fizike, por t’i e mbart atë sepse merr me vete edhe historinë; pra kohën e botës që i përket dhe prej nga vjen; dhe në kohën që shijon jetën – ti dëshmon në kohë, i jep kumt dhe vlerë vetë kohës, për rrjedhojë, je i thirrur për të kthyer kohën në jetën fizike...Koha pas aktit në Kopshtin e Edenit a ekzistonte koncepti kohë kur ishte në këtë botë vetëm Adami? Çfarë ndryshoi tek koha me ardhjen e Evës? Po kur u këput molla? Mëkati në çfarë kohe ndodhi? Po Zoti çfarë bënte? Ku po shkonte? Këto janë disa prej pyetjeve që më lindën duke lundruar në vargjet e kapitullit të dytë të këtij vëllimi: “Njeriu është krijesë e Zotit dhe e Kohës” dhe rroket gjerësisht në kapitullin e tretë “Koha është tempulli i dashurisë”. Vilsoni vargëzon thellë në këto momente dhe këto pyetje; të cilat pas Mëkatit i japin kohës më shumë kuptim në të shkuarën dhe në të tashmen e saj, i japin ngjyresa të tjera; emocione të lloj-llojshme, dhimbje dhe brenga të tjera, pasionet por edhe gëzime të tjera. Pas këtyre pyetjeve, me formën, bukurinë, linjat e një njeriu të seksit femër, në kohë shfaqet një mozaik pa kurorë; - personazhet; dhimbjet, dyshimet, tradhtitë, brengat. Koha shënon vetveten që kërkon dashurinë, si dhuratë apo mallkim nga Zoti. Koha shënon personazhet e veta me të cilat udhë-përshkruan vetveten. Zakonisht, poezia botërore po shkon drejt një prirje ideore dhe konceptuale Uni-Sex, por për Vilsonin bota vijon historinë e nisur klasike dhe qasjen e pastër etike, me Evën dhe Adamin dhe misionet respektive të tyre në jetë ... Koha si Mbi-Kohë Koha ekziston në gjurmët që lënë mbi të njerëzit si personazhe, individë, dhe misionet apo idetë e tyre që shfaqin dhe transmetojnë tek të tjerët. Këtu lindin një sërë pyetjes: A ka gjëra të përjetshme apo që rreken për të qenë të tilla në këtë botë: A nuk janë të tilla; zjarri, drita, errësira, uji? Po Jeta në vetvete? A nuk është shpirti i tillë? Po arti? A nuk është në Mbi-kohë Homeri, Dante Aligeri, Gogoli, Fishta, Camaj, Kadare? Po Bibla, apo Meshari? E çfarë mund të themi për personazhet si Odiseja me Penelopën? Çfarë janë Makbethi me Hamletin? Don Kishoti me Sanço Pançon? Po Ebu Qerimi i Pallatit të Ëndrrave.... apo .. Këtu janë edhe gjurmët pa kohë që përzgjedh Vilsoni: Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Azem Shkreli, por edhe heronjtë e padukshëm të ditëve tona/të tija, të cilët kalojnë në prizmin e çdo mendje për t’iu nënshtruar më pas ligjësive të Kohës në një kohë tjetër. A do të ishte Koha ( pra historia jonë) më e mirë nëse nuk do të kishte qenë Krishti? Po shqiptarët më të mirë pa Skënder Beun apo Nënë Terezën? Vështirë për tu besuar për ata që mendojnë dhe përjetojnë si Vilsoni. Me historinë e tyre ata e ngurtësuan Kohën në një hapësirë të tillë. Të gjithë poezitë e dy kapitujve të fundit lundrojnë pikërisht në këtë realitet dhe bosht Kohën si Mbikohë, ku konceptet religjioze, reflektimet e thella, idetë dhe angazhimet tentojnë të thyejnë burgun e Kohës.Në permbyllje z.Gjokaj tha se Vilson Culaj nuk shquhet për metër apo ritëm të veçantë poezia e tij nuk ka ngarkesa në figuracion, dhe kjo ndodh sepse ai zotëron mjeshtrin e metaforës nga natyra, metafora bën kohën e vet; krijon realitetin e vet.Prandaj unë, si lexues, jam ndjerë i mbushur plot rrymë nga energjia e pamat që më përshkroi mendjen teksa lexoja poezitë e Vilsonit. Pikërisht për këtë arsye, dhe shkaqe të tjera, dua ta transmetoj edhe tek ju këtë energji. Ndër të tjera, aty do të gjeni, veç kohës tuaj, edhe një kohë tjetër në librin “Dy Kohë”.
Ne skenen e promovimit u paraqit edhe kritiku tjeter modern letrar Prof.Dedë Shkurti ku ne menyrë profesionale spikati te arriturat e z.Culaj duke elaboruar pra i impresionuar me librin ne fjalë duke thene:



ZOTI, POETI DHE DY KOHËT E TIJ
 

Këtu e trembëdhjetë vite më parë, i ndodhuar përpara një audience po kaq imponuese sa kjo e sotmja, në të cilën isha objekt bashkë me një asimetrikun tim, kam dhënë të shkruar këtë kumt: poetët, si specie humane, jetojnë me këmbë në tokë dhe kryet tek Zoti.Paskam pasur vetëm një çerek të drejte, jam treguar vetëm 25 përqind parashikues. Sot përfyryrimi im ka ndryshuar dhe është lehtësisht i vertetueshëm: Poetët, ose jetojnë në në prehërin e Zotit, ose Zoti është në zgrofin e poetëve.M’u përforcua kjo bindje kur shfletova etshëm librin poetik, “ Dy Kohë” të Vilson Culajt.Vilsoni nuk na ka lënë të hamendësohemi gjatë. Ndryshe nga tradita poetike ku poetët, që në hyrje, shkarkojnë në dhjetë rreshta të gjithë potencën e tyre,ky djal Dukagjini ka definuar me pesë rreshta ato që ka thënë në të gjithë librin:“ Në dy kohë nuk jeton as Zoti, se koha nuk rritet, as nuk zvoglohet, as nuk tkurret. Koha e Zotit është dashuria. E djeshmja është sot, kurse e sotmja është shpëtim. Kohën e sjellin njerëzit dhe koha mbretëron.”Ia vlen të thuhet që në fillim të herës, një libër i lidhur pothuajse perfekt, i mirëshkruar e redaktuar, me kopertinë nga vetë autori sipas vizionit të tij të shpallur, si poezia më e mirë – sintezë, e gjithë kjo që të grish për të zbuluar një përmbajtje mbresëlënëse.Atë që poetët e kishin shpallur, së paku, që në kohën e Dantes, Astrofizikës dhe Fizikës kuantike iu deshën gjysmë mijëvjeçari.Në vitin 1988, me botimin e librit, “Një histori e shkurtës e kohës”, britaniku gjenial Stephen Hawking, e konfirmoi atë që poezia e kishte deklaruar shekuj më parë se , koha nuk rrjedh nga e shkuara në të ardhmen, por me të tjera kahje, jo lineare. Dhe një çerek shekulli më vonë, Fizika Kuantike provoi në mënyrë laboratorike Origjinën e Masës së Grimcës nënatomike të quajtur , “Grimca Zot”.Vilson Culaj, këtë kuptim e ka organik. I gjithë sistemi i tij i dijeve dhe emocioneve, filozofik, e botkuptimor, racional dhe poetik, i përmbahet bindjes se Koha dhe Njeriu janë produkte paralele dhe të alternura të Zotit dhe lënda ndërlidhëse është dashuria.Ne permbyllje te kumteses se tij z.Dedë Shkurti tha: Vilson Culaj është një poet i konsoliduar ai shkruan për një lexues të zgjedhur me “holle” leximi e përjetimi poetik në katet e epërme të shijes, të analizës, sintezës dhe përgjithsimit lënda e tij është hyjnore, me produkt njeriun dhe dashurinë, teatri i poezisë së tij është universi, i cili formohet e sh'formohet më shpejtësinë e dritës.Ai është i kudogjendshëm dhe i kudokohshëm, se ka ditur ta zbulojë, ta besojë, ta ndjekë dhe ta strehojë përgjithmonë Zotin në qenien e vet pra edhe nje herë e pergezoj z.Culaj per librin e tij te ri "Dy Kohë"duke i deshiruar suksese ne gjitha sferat e jetës për të ia dhënë fjalën histroianit Mr.Nikollë Lokaj i cili veç te tjerash shtoi duke thënë:
Carpe Diem (Zotëroje kohën) përmes vëllimit poetik “Dy kohë” të Vilson Culajt
Vilson Culaj merret me kohën në dykotominë e saj. Është meditim i poetit mbi të dy kohët: koha që ikën dhe koha që vjen, koha e njeriut dhe koha e Zotit. Ecja në kohë na jepet në këtë libër si marrëdhënie e kohës së shkuar me kohën e re, si mënyrë efektive për të kuptuar vetë thelbin e kohës si pafundësi. Koha si prag ndarje midis të shkuarës dhe të ardhmes është e komplikuar, një kohë me mistere. Dhe sado të përpiqemi ta zotërojmë atë si njeri dhe si krijues, pushteti i saj i gjithëkohshëm dhe i përjetshëm mbetet mister e për rrjedhojë edhe objekt i hulumtimeve shpirtërore. Për poetin Culaj koha është këndvështrim, gjetje, kërkim, fantazi dhe imagjinatë. Koha e Culajt kërkon energji për ta vënë në lëvizje si mendim dhe frymëzim poetik. Natyrshëm në këtë udhëtim kohor poeti jeton në të tashmen. E tashmja është koha e tij, ekzistenca, produkti dhe jeta e tij krijuese letrare. Poeti kapërcen nga realiteti njerëzor në realitetin hyjnore, duke kaluar mbi kohën e tij, përmes shpirtit të kthyer në fjalë, sepse, siç shprehet ai “Ka kohë të poetit dhe kohë të Zotit”, ai kohën e njeriut e ka dhe synon kohën e Krijuesit. Culaj shkon tek Zoti përmes poezisë së Tij, sepse për poetin ecja e kohës është mbjellje e viteve në amshim”. Në poezinë e Culajt merr vlerë ripërtëritja, ringjallja si shprehje e përjetësisë së kohës. Kalimi i Culajt nga koha e njeriut te koha e zotit dhe anasjelltas bëhet në mënyrë të natyshme. Në poezinë e tij njeriu nuk vdes, por shpirtëzohet në fjalë, duke u transformuar në mënyrë të natyrshme nga qënie e përkohëshme në fjalë poetike që fiton mbikohën dhe përsëti poeti-njeri që i gëzohet dhe i trishtohet kohës. Marrëdhënia e poetit me Krijuesin synon ta transformojë kohën e njeriut. Çfarë më dha qielli/ do ta kthej të shndërruar në njeri//. z.Culaj ka Carpe Diemin e tij. Koncepti Carpe Diem (Zotëroje kohën), ndonëse është dhënë së pari nga Horaci, na është ngulitur në mendje perms rubairave të Omar Khajamit si një thirrje dëshpëruese se koha humb, nuk kthehet, nuk përtërihet, nuk ringjallet. Prandaj për shumë poetë metafora e ikjes shpreh pafuqinë njerëzore për ta ndaluar rrjedhjen e kohës. Ndërsa,krejt ndryshe, “zotërimi i kohës” në vëllimin “Dy kohë” të Vilson Culajt nuk është ngutje për të shijuar unshëm të mirat tokësore. Uni poetik i Culaj-t nuk shqetësohet për rrjedhën e kohës, sepse për atë “Hyjnorja dhe koha janë në njeriun”. Pra autori shpreh këndvështrim optimist të kohës dhe të jetës në tërësi në periudhën e problemeve të mëdha shoqërore e të një fryme pesimizmi që, për arësye të ndryshme, disa herë merr karakter mbizotërues.Vëllimi poetik “Dy kohë” është një arritje e re për autorin dhe poezinë shqipe që shkruhet në Kosovë e më gjërë.
Me kumtesa u paraqiten edhe dy kritkët te tjerë letrar z.Dodë Pjetri dhe z.Mark Tirta të cilët në menyrë të shkelqyer elaboruan vëllimin poetik "Dy Kohë" te z.Culaj.
Pas kumtesave të paraqitura nga kritiket letrar me pas morën fjalën Prof.Dr.Kolë Krasniqi ( Dekan i Faklutetit Juridik "Haxhi Zeka" të Pejës) dhe Prof.Pal Canaj të cilët falenderuan nikoqiret vellezerit ... Lezhianë-Shqiptar të cilet mundësuan promovimin e librit dhe në çdo aspekt po i perkrahin vlerat kulturore letrare anekend krahinave Shqiptare ne menyra te ndryshme gjithëperfshirëse letrare,kombëtare ... 


Para perfundimit të sukseshem te promovimit,skenës promovuese i paraqitet edhe autori i vellimit "Dy Kohë" z.Culaj i cili paksa i emocionuar nga prezenca e akademikeve te letersise ,drejtesise,kritikeve dhe pjesmarresve te promovimit u shpreh me pak fjalë te shkurtera duke i falenderuar organizatoret dhe te pranishmit ku permes nje diskursi filozofiko artistik lansoj idene e ,, ures lidhese’’ mes shqiperise dhe kosoves ne kuptimin nderkulturor. Ai pritjen vallazerore dhe model i nje arti te mirefillt letrar dhe institucional, e quajti si ,, pagezimin e tij te dyte’’’duke shprehur mirenjohjen e thelle e vellazerore per vellezerit Lezhian e ata te Reshenit, Lacit, titranes, klines pejes dhe diaspores ku te gjithe kishin kontribuar qe vilsoni te dilte m enje promovim s ame madheshtor ashtu siq meritojne respekt idete dhe shkrimet e tij brilante te cilat tanim epothuajse ekan pushtuar tre hapesiren shqiptare.
 

Me këtë vëllim poetik z. Culaj rivazhdon epokën e poezisë moderne shqipe i cili synon esencat përmbajtjesore, që përmes këtyre esencave të vendosë komunikimin me njerëzit apo bashkëqytetarët e tij në pergjithësi thuhet fjala e thënë ndoshta mund të humb por fjala e shkruar nuk humbet kurrë ne përasnjëherë ketë pra e deshmoi edhe Vilsoni me botimin e tij te radhes te librit "Dy Kohë".Të themi qartë edhe unë mora guximin të shkruaj, por guximi më i madh është nëse po e themi atë që është meritore ( siq e thonë të ia qelloj ) pa teprime me ndonje paradoks ... eventual të qëllimshëm. Pra në vëllimin poetik "Dy Kohë" është thënë qartë, shkurt, kuptueshëm,rrjedheshem pra thjesht le të jetë një motiv më tepër për të vazhduar këtë rrugëtim te shkelqyer të nisur, le të jetë shembull për gjeneratat e reja se si duhet qasur dijës, punës ... me kohë,gjithçka kohore është e gjallë te gjitha keto kohera na paraqiten në vëllimin poetik"Dy Kohe" te z.Culaj. 


Deshiroj që ky libër të arrijë përmasat kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj mrekullikisht do te kishte dalë përkthimi tij edhe në gjuhë angleze,italiane,gjermane ... me qëllim ta njohin autorin e spikatur ne fjalë te ketij libri studiuesit e tjerë e profesorë të historisë antike në universitetet evroatlantike ,botërore.Aktiviteti promovues zgjati më shumë se një orë ku me pas te shoqruar te gjithe se bashku Lug Drinasit të Klinës-Dukagjinit dhe Mirditoret vizituam Kishen e Shen.Nikollit per ti bëre homazhe memorialit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut ku me pas edhe u permbyll takimi vellazeror me një drekë solemne të perbashkët ne mes të nikoqirëve dhe mysafirëve pjesmarrës të takimit.
 

Libri në fjalë është i kompletuar me aparaturë shkencore e cila e plotëson dhe ia shton vlerën edhe më të madhe shkencore të këtij libri i ndarë në 5 pjesë prej 142 faqesh :
-Përmbajtja e parë :Koha është bija e Zotit që pershijnë 16 poezi ,
-Përmbajtja e dytë:Njeriu është krijesë e Zotit dhe e Kohës që perfshijnë 12 poezi,
-Përmbajtja e tretë:Koha është tempulli i dashurisë që perfshijnë 39 poezi,( ku pershihet edhe Loti i Tamarës poezi e cila ka fituar çmimin e parë në takimet poetike të orës së madhe letrare "Agim Ramadani"2010 ,në Stubëll të Vitisë ).
-Permbajtja e pestë:Zjarri rritet aty ku ka ujë që pershijnë 25 poezi,
-Permbajtja e gjashtë:Nëpër shtigjet e qiellit që pershijnë 8 poezi.
Si dhe mendime të ndryshme për vëllimin poetik "Dy Kohë" nga autorë të ndryshëm të letersisë shqiptare si: Marin Kelmendi,Gjon Neçaj krijues,Tropojë,Prof.Isak Ahmeti Stubëll,Prof.Dr.Nehas Sopaj-Shkup,Mr.Gjon Keka Vijenë,Mr.Ndue Ukaj shkrimtar e kritik letrar,Fran Camaj shkrimtar,New York,Arsim Halili poet Bujanovc,Prof.Ramadn Musli shkrimtar,Mr.Anton Gojçaj Tuz,Prof.Halil Haxhosaj ,Mr.Sarë Gjergji-Stubëll,Prof.Sejdi Berisha shkrimtar,Pejë,Prof.Ana Kove-Tiranë. Është botuar SHB."Anton Pashku"2013 në shtypshkronjën "Lena Grafik" nën redaktimin e Ana Kove dhe Marin Kelmendit .
Libri është i protokoluar edhe në Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani"në Prishtinë, ISBN 978-9951-540-20-9