Sonntag, 17. März 2013

Ismet Krasniqi: KENDVESHTRIME KULTURORE

 
Nga Prend BUZHALA, recensent

Dëshmia për vlerat kulturore
 ...
Si ligjëron kultura, si frymon ajo në këto kohë? Këtë përgjigje na e jep Ismet Krasniqi nëpërmes librit të tij “Këndvështrime kulturore”. Këndvështrime kulturore të Ismet Krasniqit tashmë janë bërë fakt dhe dëshmi e mesit tonë. Ato janë të nduarnduarta; që nga kronika e vështrimi e deri te recensioni, që nga kronika e gjallë e kohës e deri te një intervistë me vlerë. Në të vërtetë, Ismet Krasniqi strukturon librat e tij dokumentarë, publicistikë e shkoqitës në mënyrën e tij karakteristike: ai dëshiron që me çdo kusht dëshmia të jetë ajo që flet me gjuhën e fakteve, kurse pas i vjen një vështrim, kumtesë a intervistë që shkoqit më tutje faktin kulturor (një libër, një shfaqje teatrore, një ekspozitë, një manifestim, një festival, një bibliotekë, arkiv etj).
Se epika sjell vlera të veçanta dhe zë kryet e vendit me vlerat monumentale që traditës sonë e të krijimtarisë sonë përgjithësisht, Ismet Krasniqi këtë dëshiron të na e dëshmojë përmes ngjarjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me epikën tonë, sikundër e ka zgjedhë trajtën e intervistës dhe njeriun adekuat që njeh këto vlera dhe që i popullarizon, përhap dhe studion me devocion këto vlera, sikundër është dr. Prof. Zymer Neziri, me të cilin, ndër vite, ka zhvilluar disa intervista. Së këndejmi, shpalosen edhe probleme të ndryshme, si dhe prurje të reja nëpër festivale. Madje me vlerë janë edhe intervista tjera, si me Ermir Dizdarin, z. Azgan Haklajn, Minella Kuretën, me Muhamet Morinën, Deli Metaliajn, Nejazi Dernjanin, Ramazan Bogdanin, Sejmen Gjokolin etj. Merr opinione të shumta nga njerëz kompetentë e nga dashamirës të artit folklorik e muzikor,
Mirëpo këto intervista kapin edhe fusha të tjera, si ato të bibliotekarisë, pastaj ato të veprimtarisë publicistike, si me Gjon Markun, publicist, studiues dhe shkrimtar mirditas.
Me vlerë janë edhe reportazhet e vështrimet përkitazi me festivalet folklorike në Klinë, Tropojë, e vise të tjera, si dhe shpalosjet për traditat e veshjeve, për veprimtaritë e bibliotekave në Klinë, Tropojë e Rrëshen. Me vlerë është edhe kumtesa për këngën për Mujë Krasniqit, vlerësime të jurive nëpër festivale, jepen manifestimet e tubimet kulturore që u kushtohen krijuesve letrarë, si të Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko”, Karvanit të Shkrimtarëve për fëmijë, recensione për vepra, shfaqje teatrore, personalitete, ekspozita, sidomos ato të Idriz Berishës, të akademive përkujtimore, (për Hamit Krasniqin, Gjergj Rrapin), si dhe vështrime për veprimtari të tjera kulturore, teatrore, për arkivin historik të Klinës etj. Meqenëse Klina tashmë ka krijuar traditat e veta e boshtin e vet kulturor, atëherë edhe ngjarjet e tilla lidhen me emra e personalitete të caktuara krijuese klinase, si me emrin e Osman R. Gashit veprimtaria teatrore, ajo letrare me atë të Tahir Deskut, kurse këto ngjarje përshkohen edhe me çmime e vlerësime.
Kjo do të thotë se Klina i nderon dhe i vlerëson krijuesit e saj që kanë shkuar në amshim në mënyrën më dinjitoze, ashtu sikundër shpalos edhe vlera të, të gjallëve.
 
Mars 2013

Keine Kommentare:

Kommentar posten