Samstag, 9. März 2013

Në gjurmët e identitetit të kombit shqiptar

Nga Namik Selmani

Në gjurmët e identitetit të kombit shqiptar

Mbi librin “Mozaik shënimesh” të autorit Nikolin Paloka

Librat që kërkojnë të hedhin dritë mbi identitetin e shqiptarëve në histori, të paktën që nga koha shtetformuese e tyre, gjithmonë mbeten të mirëpritur nga lexuesit. Kjo bëhet e domosdoshme edhe për brezat e rinj që tashmë historinë e traditat e kombit të tyre i shohin me një objektivitet shumë të spikatur. Pa vargonjtë e politikës komuniste që diktonte edhe mendimin e centralizuar që retushonte dhimbshëm historinë që mbillte në kujtesë një histori të deformuar. Libri “Mozaik shënimesh“ merr përsipër që ta bëjë me dashuri e qartësi këtë gjë. Natyrisht ky libër nuk është i vetëm në një begati botimesh që përshfaqen në morinë e botimeve. Një nga të veçantat e tij është edhe kushtimi që ai i vë që në fillim të librit “Për pavarësinë dhe identitetin kombëtar shqiptar”. Më tej ai jep një përkushtim shumë të veçantë “Libri u kushtohet të gjithë emigrantëve shqiptarë e kosovarë . Paçin fat!”
Vetë autori në parathënien e tij shkruan: “Materiali i librit është shtjelluar në bazë të vrojtimeve e të fenomeneve të ndryshme që shoqëria shqiptare po shfaq e përjeton në këtë periudhë të gjatë e të vështirë të tranzicionit dhe të një ngjarjeje të madhe historike siç është Pavarësia e Kosovës.”
E parë në optikën e kësaj përshëndetjeje që bëhet edhe boshti qëndror i informacioneve historike të dokumentave të domodsdoshëm për t’u njohur nga çdo shqipfolës, libri krijon një Urë të fortë bashkimi me emiogracionin e vjetër e të ri shqiptar, tashmë shumë të përhapur, të bashkuar në një llogore patriotizmi me atë kosovar.
Përvoja akademike, botuese e mëparshme e tij bën që libri ta kalojë më shume sukses “provimin” e lexuesit të tij gati të të tërë moshave. Autori i mbi 20 librave shkencore të fushës së tij (ai është Prof. Ass. Dr ), i tre monografive, 4 broshurave, i 20 temave shkencore me një vëllim faqesh prej 6400 faqesh dhe sidomos i shumë librave të shkruara e botuara nga viti 2000 e deri më sot që kanë karakter enciklopedik, tregojnë jo vetëm pasionin e përkushtimin e tij në radhën e letërshkruesve, por edhe cilësinë e lartë të librave. Madje të vjen keq që shumë libra të këtij karakteri shpesh mbeten në kufinjtë e indiferencës masive të lexuesve jo thjesht nga përmbajtje trajtimi i materialeve të librit, por edhe nga një mungesë informacioni për to. Si një njohës i saktë i ngjarjeve dhe i dokumentave që lidhen me Pavarësinë e cunguar të Shqipërisë, tani gati 100 vjet pas saj, autori ngre shumë konstatime e pyetje. Shkrime të tilla si “Kriza gjeopolitike në Shqipëri” dhe “A duhet rishkruar historia?“ janë shkrime interesantë publicistikë dhe hedhin një dritë të re në trajtimin e ngjarjeve komplekse që lidhen me datën historike të 28 Nëntorit, por edhe me zhvillimet historike e politike që vijnë më pas në vendin tonë. Deri te nevoja për një rishkrim më të saktë, më objektiv të kësaj historie që është një detyrim i madh ndaj brezave që do të vijnë.

Në prag të njëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës i kushtohen në libër shumë shkrime të veçanta e të trajtuara që lidhen me realitetin e saj historik e kulturor. Kështu pas kapitullit të parë mbi Pavarësinë e Shqipërisë, autori shkruan për Pavarësinë e Kosovës. Këtë kapitull mund të quajmë ndryshe edhe një libërth i vogël brenda një lloj enciklopedie në librin e Nikolin Palokës. Në këtë kapitull janë të gjitha llojet e publicistikës. Një vëzhgim mbi historinë e Kosovës ndiqet nga një intervistë me zonjën Hillari Klinton, aktualisht Sekretare e Shtetit të SHBA dhe një mike e ngushtë e popullit të Kosovës. Me interes është për lexuesit shkrimi “101 datat më të rëndësishme që sollën Pavarësinë e Kosovës” duke nisur ë nga viti 1878, kur u zhvillua Kongresi i Berlinit e deri në ditët tona Për efekt të njohjes me një publik të shumtë shqiptar në të gjitha trojet amtare, autori ka dhënë edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës si një nga dokumentët më të rëndësishëm politikë të shekullit për kombin tonë. Krahas dokumentave ai lëvron me sukses edhe esenë historike. Mbyllet me një kronikë në vargje kushtuar Kosovës, luftëtarëve dhe njerëzve të saj të ditur.
Pasi hedh dritë në këto dy “Pavarësi” që janë ngjarjet më të mëdha të kombit tonë, autori rreket të na japë gjykimet e tij për identitetin kombëtar shqiptar. Në kushtet kur Shqipëria aspiron për t’u futur në të gjitha organizmat e Evropës, shkrime të tilla janë më se të domosdoshme për të qartësuar pozicionin e kombit tonë në këto rrjedha të fuqishme historike ku po ecën me vrull të madh. Mesazhi i përgjthshëm që i lidh të gjithë shkrimet e kapitullit mbi identitetin shqiptar ndihmon nw trajtimin e problemeve komplekse që lidhen me identitetin jepen në libër duke u nisur edhe nga vlerësimet e të huajve që janë marrë në veprat e tyre me karakterin e virtutet e shqiptarëve në shekuj. Përballë keqtrajtimeve, shtypjes, shpërnguljes me forcë nga trojet e lashta stërgjyshore, populli shqiptar nuk e ka zbehur mikpritjen, miqësinë, tolerancën, dëshirën për një bashkëjetesë miqësore . Në libër nuk mungon edhe fryma e debatit politik për ngjarje të viteve të fundit. Kështu në kapitullin “Shqipëria “mollë sherri” apo “Mollë e ndaluar” ai trajton në të njëjtën kohë për rolin e politikanvëe shqiptarë në ditët e sotme, për problemin e pronave, të zhvillmit të zgjedhjeve në këto 18 vjet, të varfërisë, të pensioneve, të zhvillimit të shëndetësisë, të sindikalizmit, të mjedisit, të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të ngjarjes së Gërdecit, etj. Për argumentimin e mendimeve ai jep jo vetëm gjykimet e tij, por e jep edhe fakte të ndryshme nga historia botërore. Kështu citohet mendimi i Napoleon Bonopartit që ka thënë ”Kur nuk i jepet rëndësi opinionit publik, kjo dëshmon se nuk kanë qenë të merituara votat e marra prej tij.”
Një pjesë shumë e pëlqyeshme e librit të Nikolin Palokës është kapitulli “Patriotë, kolegë, miq”. Si një Kryefjalë e përbashkët personazhet e këtij kapitulli i lidh patriotizmi. Për të portretizuar karakterin e personalitetin e një patrioti autori citon një burim anonim. Në të thuhet ”Patriot mund të quhet çdo njeri bashkëkombas i ndershëm që i shërben në çdo kohë atdheut dhe që me ndërgjegje të plotë kryen të gjitha detyrat ndaj tij. Vetëm kështu mund të garantohen themelet e shëndosha të kombit.” Më tej na jepen portretet e profesorëve Galip Juka, Astrit Leka, Ferdi Tirana, Rahmi Nuriut nga Kosova, Hilmi Bimbashi nga Tirana, Muharrem Frashërit, me origjinë nga Përmeti, të Nobelistit shqiptar Ferid Murati, të inxhinierit shqiptaro-amerikanit Vilson Kokalari që ka qenë një nga projektuesit e Anijes kozmike “Apollo 11”etj. Libri mbyllet me një buqetë me vargjet më të mirë të poetëve shqiptarë që i kushtohen Shqipërisë si Naim Frashërit, Fan Nolit, Ndre Mjedës, Andon Zako Çajupi, Hysen Shehut, etj.
Toni polemizues, larmia e madhe e materialeve arkivorw që ka shfrytëzuar në bibliografinë e librit, meditimi letrar dhe arkitektura interesante e bëjnë librin “ Mozaik shwnimesh” një lloj enciklopedie informuese dhe një libër më shumë për identitetin tonë kombëtar, për të cilët gjithmonë biblioteka e familjeve shqiptare ka e do të ketë gjithmonë nevojë për t’i patur në hapësirat e saj.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen