Nga Dan Kosumi
Të shkruash roman është gjinia më e vështirë që lëvrohet, vetëm nëse arrin ta njohësh mirë përbërjen, ndërtimin dhe strukturën e prozës së gjatë, mundesh të depërtosh në vepra të një kalibri të tillë, që do ta conin lexuesin drejt një tonaliteti emocional.
Kështu ka ndodhur me autoren e romanit ‘Perandorët’, Majlinda Nana Rama, e cila i ka cuar ngjarjet drejt një kurbe rritjeje të paparashikueshme.
Kur nis ta lexosh këtë libër, përshypja e parë të vjen tek padurimi për ta përfunduar në fare pak orë, sepse pjesët janë alternuar në mënyrë të tillë që të joshin drejt ngjarjes dhe mendja fillon të zhvillohet e të kërkojë të dijë se cili do të jetë përfundimi. E, në këtë kuptim, si cdo lexues që e njeh letërsinë, por jo vetëm, edhe unë kisha brenda mendjes disa mundësi mbylljeje për romanin, pak para se të shkoja drejt fundit, por kur erdhi fundi, dhe, lidhjet ishin jashtë asaj që mund ta parashikonte një mendje njerëzore, unë jam ndier me të vërtetë i befasuar.
Romani ‘Perandorët’ është nga ata romane që arrin të depëtojë në cdo skutë të njeriut, për vetë trajtimin që u është bërë një mori cështjeve, që vijnë kryesisht nga papërgjegjshmëria e disa njerëzve të varur nga paraja dhe pushteti, njerëz që shkelin, vrasin, dhunojnë, thyejnë, shkatërrojnë, krijojnë terror e panik tek ata më pak të pushtetshëm.
Për romanin kanë folur shumë profesorë, kritikë e studiues letrar dhe unë s’i heq asnjë presje fjalës profesionale e shumë herë akademike që është thënë referuar ‘Perandorëve’, të Majlindës, por një gjë nuk është evidentuar dhe as është përmendur.
Ndoshta, kjo, me vetëdije për të shmangur këtë sektor, po e quaj unë. E pra, ajo tek e cila dua të ndalem është pikërisht, përfshirja e shtetit, intistucioneve dhe përlyerja e uniformës së policisë në ngjarjet që rrëfen autorja në roman. Shteti hesht para këtyre, madje janë këta të fundit që i imponojnë sjelljet shtetit. Gjithcka bëhet nën hundën e institucionëve, sepse ‘Perandorët’ e Majlindës pushtojnë, uzurpojnë të uritur për të kompesuar dinjitetin e humbur, mungesën e personalitetit dhe të vlerave njerëzore.
Besmiri, njëri prej personazheve pas një dëmi moral e fizik që iu shkatua nga kjo kastë e të papërgjegjshmëve, që i japin zjarr botës së krimit, shkon të kërkojë ndihmën e policisë, por cuditërisht, fare pranë godinë së policisë, gjendet një tjetër ambient që përdoret për marifete të pelivanëve, që vijnë pikërisht nga radhët e policisë.
E kush do ta mendonte që pas dramës, Besmirit do t’i gjendej një prej policëve, Rigersi, që do t’ja përsëriste të njëjtin akt, duke e cnderuar dyfish, sepse këtë herë nuk është thjeshtë dhe vetëm individi, por është shteti ai që vret.
Këtu, pra, ka qëndruar mjeshtëria, të cilën autorja e ka përdorur me kujdes e profesionalizëm, duke e dhënë ngjarjen dhe mesazhin e duke e lënë lexuesin të flasë e të veprojë i pavarur, jashtë cdo ndikimi autorial.
Po ashtu , në një nga pjesët e romanit, janë përshkruar në mënyrën më të dhimbshme ecejaket e sorollatjet e një gruaje plakë, e pakrahë, që i mbyllen dyert, herë me fjalë ë ‘ëmbla’ e herë me buzëqeshje të shtirura të drejtuesve të institucioneve, që në rastin konkret, njëri prej tyre, ka qenë i një insitucioni qëndror në qytet.
E pra, të flasësh për një realitet, me ato që shihen nga të gjithë ne, është fare normale, por të flasësh për një botë që ne njerëzit nuk arrijmë dot ta shohim, është tepër e vështirë. Pikërisht për këtë, kam qenë një ndër ata njerëz që jam shqetësuar për sigurinë e Majlindës, duke patur parasysh që ajo jeton në atë botë, sepse, edhe pse ngjarjet janë romanore, të një qyteti cfarëdo, njerëzit e krimit preken njësoj kudo, kur bota e tyre shpërfaqet me të gjitha ngjyrat që ata i sjellin.
Për t’iu rikthyer romanit, marrëzia e këtyre ‘bosëve të krimit’ shkon deri në infinit. Tristani, njëri prej personazheve kryesor, tenton të kryejë incest, teksa i orvatet nënës së vet. Sjellja nga autorja e këtij detaji, përforcëron edhe njeherë idenë për atë atë botë që assesi nuk duhet të behet pjesë e shqiptarëve kudo ku janë. Madje, jo vetëm me këtë detaj, por një mori detajesh negative vihen përballë emrave të personazheve, kryesisht ilirë, sjellë me gjeturi nga autorja, si për t'u kujtuar shqiptarëve që janë unik mbi këtë tokë dhe nuk duhet ta përbaltin emrin e këtij populli me vlera e tradita shekullore.
Ajo që evidentohet tek ‘Perandorët’ është se autorja e ka thyer të zakonshmen e narracionit në roman, duke na sjellë një përvojë të re të përshkrimit dhe rrëfimit, me një sens specifik, që krijon risi në letërsinë shqiptare, por edhe që mban vulën e individualitetit krijues të shkrimtares Rama.
Ky roman do të ishte një film i denjë për cmimin oscar, pasi është pak i njohur ky alternim i ngjarjeve, situatave , motiveve, të cilat na sjellin sa një Shekspir të ditëve tona, aq edhe një Gustav Flober modern, që vetëm nëpërmjet jetës së Madam Bovari, solli gjithë panoramën e jetës së mykur në vendit ku jetonte... Sepse, njerëzit e mëdhenj, pasqyrimin e tragjikes njerëzore e sjellin nëpërmjet artit letrar artistik.
Romani ‘Perandorët’ ka në vetvete një korpus metaforik të zgjedhur, që të con në thellësi të realitetit, duke lënë pak vend për imagjinacion, por shumë vend për reflektim. Majlinda ka ditur të skalisë mirë portretet e personazheve, duke u dhënë atyre larmi nuancash e dritëhijesh.
Stralli artistik i saj ka ndezur shkëndija të reja në letërsinë tonë mbarëshqiptare dhe është një zë që duhet ndjekur.
Majlinda ka sjellë një gjuhë të figurshme, me përshkrime, stile, konstrukt profesional për një botë romanore postmoderne, sic është romani ‘Perandorët’.
Shkrimtarja nga Shqipëria është pjesë integrale e atij realiteti dhe, në këto kushte, ka vendosur të mos bëjë kompromis me të padrejtën, duke mbetur deri në fund vetvetja. Tek e fundit, ky është misioni i shkrimtarit, mision, të cilin Majlinda e ka kryer me sukses, duke na sjellë një prozë brilante, të një stili unikal në letërsinë e djeshme dhe të sotme shqipe.

Austri, korrik 2014