Samstag, 14. September 2013

Vangjush Ziko: “Më zgjo pëllumbi i Noes"

Nga Kristaq Kotonika
 
Poeti ynë i mirënjohur Vangjush Ziko, ndërkohë dramaturgu, skenaristi , libretisti , prozatori dhe veçanërisht përkthyesi i spikatur, sidomos i Letërsisë dhe Poezisë Ruse, këto ditë, nxori në qarkullim veprën e tij të dhjetë me poezi, -shkruar në mërgim në Kanada ku ai tashmë jeton së bashku me familjen,- të titullur “ Më zgjo pëllumbi i Noes”. Ai çdo vere kthehet nga mërgimi së bashku me bashkëshorten për të kaluar muajt e verës në Korcën e tij të dashur dhe sjell e boton ato që atje larg ka shkruar. Në të përfshihen rreth 130 poezi të tij me një tematikë të gjerë e të larmishme, të shkruara me ndjenjë, mall, nostalgji dhe shpresë, por ku përveç stilit të tij të njohur tashmë nga lexuesit, dallohet dhe ndikimi i frymës bashkëkohore të poezisë moderne edhe pse del jashtë rrimës e vargut , frymë me të cilën poeti edhe pse në një moshë të thyer jo vetëm, e ka njohur por dhe ka thithur prej saj. Këtu po ekspozoj librin dhe disa vargje të nxjer...ra prej tij. Dashamirësit e poezisë dhe kritikët mbase do të njihen me veprën dhe do të bëjnë vlerëimin e saj. I lumtë poetit tonë, Vangjushit, mësuesit, pedagogut të disa brezave,bashkeshortit, prindit, njeriut të mirë, që ndonse vitet rëndojnë mbi supat e tij, ai nuk shteron , nuk lodhet e nuk përton, po shkruan, krijon e boton. Pastë jetë të gjatë , shëndet e krijimtari të pa shtershme.



KËMISHA E JETËS

E vesha këmishën e Jetës
që foshnjë.
Bashkë me të jam rritur.
Herë këputet një kopsë.
Herë arnoj vendin e grisur.

Ndërrohen vitet.
Edhe moda ndërrohet.
Herë rritem.
Herë zvogëlohem
pa e kuptuar as vetë
me këmishën e ndrikullës Jetë.

Më pëlqen
a s’më pëlqen këmisha.
Më duan
a s’më pëlqejnë të tjerët.
S’ e ndërroj gjersa të griset
nga djersa ime e jetës.

Veç për një gjë merakosem.
Mos më njolloset.



HODHA RRJETËN E VARGJEVE

Hodha rrjetën e vargjeve
buzë Grand River-it
dhe zura imazhet
e tajgës së gjelbëruar,
një peshk me hala pishe zura,
një copëz akullnajash
me pushin e ariut të bardhë
mbështjellë,
kapa renë
që lundronte me krahë pulëbardhe,
një molusk me diamantin e Yllit Polar
më mbeti në varg.



PARAJSË ME ËNGJËJ TË ZINJ

Mëngjezi verbon bebëzat e mija.
Dëbora shkëlqimin
diellit ia kthen.
Po ec mes lëndinash të bardha
plot dritë dhe hije
si mbi re.
Kalimtarët
dhe trungjet e drurëve nxijnë.
Edhe hija ime nxin...

Parajsë vezulluese
me ëngjëj të zinj.



URAT E DERTIT

Thonë,
kontinentet ishin tok,
s’i ndanin oqeanet.....

Thonë,
tërmëtet i ndanë....

Ne,
s’ pritëm të thahen
e përpimë oqeanë....

Mbi dallgët e detit
hodhi urat e dertit
rrëmeti.....
_________________
Marrë nga "Sofra poetike" në FB

1 Kommentar:

  1. Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJINË E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
    Ose WhatsApp: { +2349046229159 }
    { +3550685677099 }

    AntwortenLöschen