Mittwoch, 3. April 2019

Musli Behluli dhe libri "Rrugëtim historisë..."


Nga: Rrahim SADIKU

I botuar nga SHB “Zgjimi” e Ferizajt, sot doli nga shtypi libri “Rrugëtim historisë (shqiptarët 130 vjet nën represionin serb)” i autorit Musli Behluli. Për të pasur një pasqyrë për përmbajtjen dhe vlerat e këtij libri, po ju sjellim parathënien e tij.

PARATHËNIE

Ky libër nuk është i jashtëzakonshëm dhe as nuk ka pikur nga qielli. Brenda tij janë përfshirë ngjarje historike, për të cilat lexuesi edhe mund të ketë dëgjuar e lexuar, po që shikohen, ҫmohen e vlerësohen ndryshe. Kuptimi i trajtimit të tyre është te pasurimi me të dhëna të tjera, me shikime ndryshe, duke insistuar për gjetjen e sa më shumë të dhënave të panjohura, për të trajtuar ҫështje të pasqaruara e për të sjellë përfundime për to. 
Që ta shkrtuaj librin “Rrugëtim historie (shqiptarët 130 vjetnën sundiminserb)” më kanë shtyrë përjetimet pesonale të periudhave më të reja të historisë së popullit tonë, duke filluar nga viti 1945, kur si fëmijë shtatëvjeҫar, me gjithëfamilje, nga antishqiptarëtserbo-ҫetnikë, u detyruam të merrnim rrugën e ikjes nga vendlindja. Fatkeqësisht e përjetova edhe ekzodin e dytë, në moshën pesëdhetë e pesëvjeҫare, duke u detyruar të largohesha nga po i njëjti vend e nga po i njëjti agresor. Por, ekzodi i dytë ishte shumë më i rëndë, më i llahtarshëm dhe tashti ndodhte në përmasa shumë më të mëdha e më të rrezikshme për qenien e popullit tonë.Për më tepër, terrori, masakrat e veprimet e mëdha gjenocidiale ishin kudo të pranishme në viset shqiptare, të mbetura edhe në mbarim të shekullit XX nën Serbinë.Gjendja erdhi duke u përkeqësuar nga dita në ditë, derisa ndodhi lufta e armatosur e shqiptarëve kundër Sebisë, e cila u fitua nga ushtarët tanë vetëmohues e nga ndihma ushtarake e NATO-s, e Amerikës dhe e shumë shteteve të fuqishme botërore.
Vazhdimësia e tragjedive të popullit tim më shtyri të mendoja në vazhdimësi e me shumë përkushtim për të kaluarën, për rrjedhat historike, për vuajtjet e mëdha nga padrejtësitë e pushtuesit dhe për rolin negativ që patën armiqtë në jetën tonë e për veprimet madhore, të dala nga gjiri i popullit tonë. Jetuam, mbijetuam, luftuam dhe mbrojtëm kombin, vendin e qenien tonë kombëtare në kushte robërie, në varfëri të skajshme e në rrerthana pothuaj të padurueshme. Por ne duruam e u treguam të denjë të quhemi e të ndjehemi pasardhës të ilirëve të lashtë, tëSkënderbeut, të Ismail Qemalit e të gjithë atyre që luftuan e sakrifikuan për këtë dhe e për lirinë e këtij populli.
Sado mendova e analizova, shqiptarinë gjithnjë e gjithkund e gjeta viktimë, të akuzuar pa faj, të izoluar pa të drejtë, të dënuar pa bërë asnjë krim, të keqtrajtuar pa i shkaktuar kujt të keqe, të diskriminuar deri në gjenocid, vetëm pse e deshi vendin e vet, lirinë e tij dhe pse kërkoi të drejta njerëzore e barazi me popujt tjerë të botës.
Populli shqiptar, kudo ishte, përjetoi katrahura të vazhdueshme, padrejtësitë më të mëdha të mundshme, sidomos ata shqiptarë që jetuan në Kosovë dhe nuk u gjunjëzuan. Ishte kyshqiptari që nuk harroi asnjëherë, gjatë shekujve të gjatë të robërisë, se kush ka qenë, kush është dhe kush duhet të jetë. Kujtesa kombëtare shqiptare ishte gjithnjë aktive dhe gjithnjë e denjë për respekt.
I mbetur i vetmuar dhe pa përkrahje nga askush, shqiptari qëndroi stoik, kultivoi atdhedashurinë, krijoi traditë, kultivoi të mirën dhe kaliti besimin për fitore.Mbamendja kombëtare e popullit tonë është për t’u lavdëruar, sidomos ajo e ruajtur brez pas brezi, përmes krijimtarisë së shumëduarshme popullore. Po citoj, për të ilustruar këtë, një thënie nga Emil Zola: ”Vetëm kreshnikët vdesin të pagjunjëzuar dhe pa hequr dorë nga e kaluara!”
Kam qenë i vetëdijshëm për sfidat që do të më presin para, gjatë dhe pas publikimit të këtij libri, por vullneti im ka qenë dhe do të mbetet gjithnjë më i lartë se ato, sepse kam besim të padundur që sadopak, do ta shtyj përpara të vërtetën për popullin tonë, sidomos për gjeneratat e ardhshme.
Kam punuar dhe jam përpjekur shumë për të thelluar mendimin tim për historinë tonë, për rrjedha dhe problemey e saj, kam lexuar me mijëra faqe librash dhe kam kërkuar ndihmë nga njerëz të profesionit për gjetjen e tyre dokumenteve që kam menduar se janë të duhurat. Jam përpjekur të nxjerr më të mirën dhe më të nevojshmen nga ato libra e nga ato dokumente, sepse e di që vetëm ashtu mund të sjell thënie të dokumentuara, dëshmi të argumentuara dhe konstatime të qëndrueshme. Përmes librave e dokumenteve të lexuara kam arritur ta njoh edhe më mirë e më thellë popullin tim dhe peripecitë e shumta nëpër të cilat kaloi ai gjatë shekujve.
Kam biseduar edhe me shumë personalitete, që kanë përjetuar, njohur e studiuar ngjarje nga e kaluara jonë, duke u ndalur sidomos në mbamendjen shekullore, të kurorëzuar me vepra të denja e madhështore, vetëm nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar e këndej. Jam lidhur ashtu me shumë këngë histrike, me shumë vargje e thënie, përmes të cilave me besnikëri e me madhështi janë rikrijuar artistikisht ndodhi, ngjarje e beteja që janë nder jo vetëm për historinët onë. Këto njohje më kanë shtyrë të jem edhe më krenar me historinë tonë, me atë se ne nuk i shkatërruam jetën askujt e se me nder e me vendosmëri ruajtëm trollin tonë e qenien tonë në të.
Ky liber u kushtohet:
Atyre qëpërjetuan e mbijetuan represionin serb, që panë me sytë e vet e që e paguan me shëndetin e vet përpjekjen për asgjësimin e popullit tonë.
Atyre gjeneratave që nuk i përjetuan tragjeditë e të parëve të tyre, ashtu që mund t’i marrin edhe shkrime më faktike si iluzion ose të pabesueshme, kurse brendinë e tyre ta cilësojnë si diҫka që ka ndodhur apo si diҫka që është trilluar.
Atyre që kanë dëshirë shpirtërore e njerëzore të njohin të kaluarën historike të popullit të tyre, por që mund të jenë paksa dembelë përsa i përket shfletimit të librave, sidomos të atyre që janë paksa voluminozë.
Ua kushtoj edhe atyre që nuk patën mundësinë që përmes teksteve shkollore të mësojnë për mundimet, për pësimet dhe për tragjeditë nëpër të cilat kaloi populli i tyre, për të arritur deri te agimi i lirisë.
Për shkak të regjimit serb, atij të nemanjqëve në mesjetë dhe të atij të karagjorgjeviqëve, në shekullin e kaluar e të rankoviqistëve, që e vazhduan antishqiptarizmin e tyre, ne mbetëm, më gjatë se të tjerët, sipopull pa shkollë kombëtare e madje edhe kur u shkolluam, ishim të cenzuruar, sidomos nga faktet historike që e tregonin fytyrën e vërtetetë të politikës serbe dhe traditën antishqiptare që ishte kultivuar në gjene të popullit serb me dekada e me shekuj. Serbët, gjatë gjithë sundimit të tyre në këto territore shqiptare, punuan që t’i zhduknin gjurmët e thella shqiptare në këto troje dhe t’i fshehin gjurmët e gjenocidit të tyre mbi shqiptarët. Kjo e vërtetë nuk u kërkua dhe nuk u ndriҫua sa duhet asnjëherë nga historia dhe nga historianët tanë. Ky realitet i hidhur po vazhdohet edhe në ditët tona. Se ka ndodhur e po ndodh kështu, do të përpiqem ta sqarojnë pothuaj të gjithë kapitujt e librit.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen